Flet Zidane: E admiroj Ronaldon, Isco dhe Marcelo duan të luajnë

463
Sigal

Zinedine Zidane është gati për të drejtuar për herë të parë Real Madridin në duelin e parë që nga rikthimi përballë Celta Vigos. Zidane e nisi konferencën për shtyp pikërisht me një koment për Cristiano Ronaldon, që ashtu si francezi, u largua në verë nga Reali dhe të martën në mbrëmje eliminoi i vetëm Atleticon e Madridit nga Champions League.

“Nuk jam i befasuar nga ndeshja që kam bërë. E admiroj për atë që dha mbrëmjen e të martës”, tha Zidane për Ronaldon.

Dy nga lojtarët e tij të preferuar, Isco dhe Marcelo do të jenë gati për të luajtur në sfidën përballë Celtës.

“Jam i lumtur edhe entuziast për këtë rikthim. Edhe pse nuk është një risi, doja vërtetë një aventurë të dytë në stolin e Realit të Madridit. Kam kaluar një periudhë të vështirë pa futboll këto kohë, por edhe të bukur në fusha të tjera. Isco dhe Marcelo janë gati dhe duan vetëm të luajnë”, deklaroi Zinedine Zidane.