Sigal

Sulmuesi anësor i Atletico Madridit, Vitolo, ka thënë se Lionel Messi do të ishte më i miri në botë edhe nëse do të ishte vetëm me një këmbë.

Atletico do të ballafaqohet me Barcelonën të shtunën në kuadër të La Ligës duke filluar prej orës 20:45.

“Mund të ja hiqni njërën këmbë Messit dhe përsëri do të ishte më i miri në botë”, ka thënë Vitolo.

“Edhe nëse nuk është në 100 për qindin e tij, ai mund ta fitojë ndeshjen”.