Flet Xhevair Sukaj: Momenti e “prodhoi” atë gol të bukur

684
Në javën e 28-të të Kategorisë Superiore, Xhevair Sukaj i Vllaznisë ka shënuar një gol të rrallë në ndeshjen ndaj Lushnjes. Për nga distanca mbi 50 m, dhe mënyra e ekzekutimit, ky mund të renditet si goli më i mirë i Superiores 2017-2018, dhe për gazetën “Telegraf”, Sukaj deklaroi dje se ishte një gol që e “prodhoi” momenti, por edhe përvoja e tij. “Në atë moment nuk e mendova gjatë, sepse erdha pas një pengimi nga mbrojtësit e Lushnjes, por kur pashë daljen e portierit lushnjar, nuk hezitova. Ishte momenti ai që e “prodhoi” atë gol të bukur, nga më të bukurit që kam shënuar në karrierën time. Kështu, kontributi për mbijetesën e Vllaznisë bëhet edhe më i plotë”, deklaroi dje sulmuesi i Vllaznisë, Xhevair Sukaj.
Sigal