Flet trajneri i Dinamos, Allmuça: Në fazën e tretë synojmë vendin e dytë

704
Skuadra e Dinamos ndoshta ka qenë me fat që pas dy fazave, arriti të renditej në pesë skuadrat e para të Grupit A, por këtë trajneri Igli Allmuça e quan normale, pasi sipas tij, skuadra kishte mundësi për më shumë në dy fazat e para. “Qëndrimi ynë në pesëshen e parë të Grupit A, ku skuadrat luajnë për kreun dhe hyrjen në Kategorinë Superiore, është pjesë e ecurisë së mirë të Dinamos në 18 javë. Kishim mundësi për më shumë pikë, por edhe me kaq, jemi të kënaqur”, kështu deklaroi dje për gazetën “Telegraf” trajneri i Dinamos, i cili tregoi edhe synimin final që ka skuadra e drejtuar prej tij në fazën e tretë. “Në këtë fazë të tretë, ne do të synojmë vendin e dytë në grup, i cili nuk mendoj se do të jetë i vështirë, për vetë pozicionin që kanë skuadrat nga vendi i 2-të në vendin e 5-të. Për ne ky do jetë një vend nderi, e më shumë një stimul për sezonin e ardhshëm”. Tekniku dinamovit thekson, se kjo skuadër do të jetë bazë për sezonin tjetër, ndaj prej tij do të punohet më shumë për konsolidimin e saj. Në javën e 19-të Dinamo e ka pushim, ndërsa në javën e 20-të luan në transfertën e Krujës ndaj Kastriotit kryesues në minigrupin Play-off, të Grupit A.
GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Besëlidhja-Kastrioti 14:00
Erzeni-Egnatia 14:00
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 pikë
2. Egnatia 15 pikë
3. Erzeni 13 pikë
4. Besëlidhja 12 pikë
5. Dinamo 12 pikë
Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Vllaznia B-Korabi 14:00
Tërbuni-Besa 14:00
Burreli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Korabi 12 pikë
2. Besa 11 pikë
3. Tërbuni 10 pikë
4. Vllaznia B 10 pikë
5. Burreli 10 pikë

Faza e tretë

Grupi B/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Pogradeci-Tirana 14:00
Apolonia-Bylis 14:00 
Tomori (pushim)

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 23 pikë
2. Bylis 21 pikë
3. Apolonia 16 pikë
4. Pogradeci 14 pikë
5. Tomori 13 pikë

Grupi B/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Shkumbini-Iliria 14:00
Turbina-Shënkolli 14:00
Naftëtari (pushim)

RENDITJA
Skuadrat Nd P
6. Iliria 13 pikë
7. Shënkolli 12 pikë
8. Turbina 8 pikë
9. Shkumbini 8 pikë
10. Naftëtari 4 pikë 
Sigal