Flet trajneri fitues i Superkupës, Avrami: E merituam trofeun, ne mundim çdo kundërshtar

644
BASKETBOLL FEMRA
Të mërkurën në mbrëmje, Tirana në basketboll për femra, ka arritur të fitojë trofeun e dytë të këtij sezoni. Në përballjen finale me Flamurtarin, vajzat bardhablu të drejtuara nga Roland Avrami, kanë fituar thellë 72-59 (19-14, 24-21, 10-13, 19-11), një ndeshje e cila në rrjedhën e saj kishte edhe nota tensioni, apo kundërshti për gjykimin. Lidhur me këtë situatë, trajneri Roland Avrami, dje për gazetën “Telegraf” deklaroi se Tirana e meritoi këtë finale, të cilën arbitri Koçi u mundua t’ia “falte” vlonjateve. “Ka qenë një finale e vlerësuar nga ana jonë, dhe fitorja e Superkupës ndaj Flamurtarit, është një trofe i merituar nga Tirana. Kemi një përbërje që mund të fitojmë me çdo kundërshtar, e duke qenë se kemi këtë situatë, pasi kemi fituar Kupën dhe Superkupën, synojmë seriozisht edhe Kampionatin. Diferenca me Flamurtarin e vendit të parë është shumë e vogël?, kështu deklaroi dje Roland Avrami, trajneri i Tiranës në basketboll femra. Kjo është Superkupa e 3-të që Tirana fiton në basketboll për femra.
Në basketboll për meshkuj, Teuta është për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë, ndërsa ka mundur Tiranën me vetëm një pikë diferencë, 78-77.
Sigal