Flet Spalletti: Vetëm Perisic ka kërkuar largimin, por e mashtruan

402
Sigal

Në vigjilje të Kupës së Italisë, në shtëpinë e Interit fillimisht duhet zgjidhur çështja Perisic, i cili është merkato. Trajneri Spalletti para ndeshjes ka sqaruar edhe çështjen e futbollistit kroat.

“Vetëm Perisic ka kërkuar largimin, për të tjerët nuk ka asgjë të vërtet. Vecino nuk ka kërkuar largimin. Perisic ka patur personalitetin për të kërkuar një gjë të drejtë në këtë momentin, ndoshta e kanë mashtruar. Ju ofrua një gjë e rëndësishme, që u tundua, por më pas nuk ndodhi. Sot është shumë ndryshe nga dje. Ai është grumbulluar për ndeshjen ndaj Lazios, por nuk e di nëse do të jetë në formacionin bazë.

Në ndeshjet e fundit nuk kemi qenë të qëndrueshëm në punën tonë. Duhet të japim maksimumin që kemi në dispozicion, ndonjëherë nuk e arrijmë”, deklaroi Spalleti para ndeshjes.