Flet rebeli Lenjani: Panucci donte të bëhej më shumë shqiptar se unë!

435
Sigal

Lenjani është rikthyer në kombëtare dhe pas sherrit me Christian Panuçin, ish-trajnerin, tashmë çdo gjë është rikthyer në normalitet. Ish-futbollisti i Sionit në Zvicër, pas një sezoni të mirë, është gati të japë gjithçka edhe për kuqezinjtë.

Na flisni për letrën tuaj kur ishte Panucci trajner…

“S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuccin.

Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale.

Se kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thoja në atë moment. Atë që ndodhi me Panuçin e kam shkruar te letra.

Takimi me Reja?

“Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij”

Pozicioni juaj?

“Mund të luaj në të gjitha pozicionet, thjesht për të kontribuar në skuadër. Kam luajtur edhe sulmues. E di trajneri. Sigurisht, mesfushor i majtë është pozicioni im ideal”.

Ndeshje vendimtare?

“Mendoj se me Islandën do të jetë vendimtare, e vështirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, për të parë me pas Moldavinë”.

Islanda?

“Islanda? Si ekip janë shumë të fortë. Individualisht kanë dy tre futbollistë që luajnë në ligat e forta. Por, si grup janë të fortë. Jo individualisht”.

Lodhja e fund sezonit?

“Të lodhur pasi fund sezoni? Nuk është problem i madh. Luhet sot apo në mars. Sigurisht, kemi ardhur në fund të sezonit të gjithë, por nuk mund të ndikojë”.