Flet Presidenti i Interit: Icardi kurrë nuk shkon te Juventusi

508
Sigal

Mauro Icardi është kthyer në një çështje të nxehtë në shtëpinë e Interit. Vendimi i drejtuesve të Interit për t’i hequr atij shiritin e kapitenit, është shndërruar në një temë dite në futbollin italian dhe jo vetëm.

Juventusi në orët e fundit ka shfaqur ambicie për ta rrëmbyer në fund të këtij sezoni, diçka që e la të hapur edhe Partici. Por sot për herë të parë për çështjen, foli edhe presidenti i klubit zikaltër, Steven Zhang, i cili theksoi se Interi nuk do të shesë kurrë Icardin te Juventusi.

“Nuk do të shesim kurrë Icardin te Juventusi. Besoj se Mauro do të mbetet te ne dhe do të rritet bashkë me skuadrën. Synimi ynë është që të ndihmojmë të rritet Interi, por edhe futbolli italian e ai botëror, ndaj jemi të interesuar që të mbajmë futbollistët tanë më të mirë. Shumë shpejt do të ketë edhe një ofertë rinovimi për Mauro Icardin”, deklaroi Zhang.