Flet “Peshkaqeni veteran”, Ilir Gjebrea, nostalgjik dhe realist

1320
Nga Agron KAJA
Në pishinat e Akuadromit të Tiranës ku u zhvilluan garat e Kampionatit Kombëtar të moshave nga 9 e deri në 14 vjeç, një sy i përqendruar e dallonte edhe atë notar, që në vitet e tij të arta morri nofkën “Peshkaqeni”. Dhe ky është ish-notari Ilir Gjebrea, i cili ka garuar në 100 e 200 metra shpinë. “Pasioni i vjetër më bën që të ndjehem mirë kur jam prezentë në gara noti. Unë i shoh ato me syrin profesional, dhe konstatoj se notarët garojnë në mënyrë të shkëlqyer. Sepse ka shumë ndryshim, së pari tek trajnerët, të cilët punojnë me teknika më të mira se në kohën që unë kam bërë not. Njëherësh, unë uroj që djaloshi (Keidi Kadiu) që bën garat e mia, ti çojë rezultatet në kohët më të mira”, kështu theksoi fillimisht ish-kampioni i notit Ilir Gjebrea, i cili mendon një të ardhme të mirë në notin shqiptar. “Duke qenë se nuk i jam ndarë garave të notit edhe tani që jam në moshë të rritur, unë shoh se vit pas viti, po shfaqen notarë dhe notare me të ardhme të mirë. Sepse sot, janë dy faktorë që na mundësojnë këtë ide, së pari është infratsruktura, e cila gjithsesi ka nevojë për përmirësime, e së dyti, është organizmi shumë i mirë që Federata Shqiptare e Notit ju bën veprimtarive vit pas viti”. Duke ju referuar jo vetëm këtyre garave të këtij Kampionati Kombëtar për moshat e vogla deri në 14 vjeç, “peshkaqeni” Ilir Gjebrea theksoi më pas se, sporti i notit ka shumë për të përmirësuar. “Çdo përmirësim në infrastrukturë, në organizim dhe në drejtimin e sportit të notit, jep efekte shumë më të shpejta se sa në sportet e tjerë. Sepse këtu, në sportin e notit, duke qenë se garimet janë më shumë individuale, edhe përgatitjet në të tilla kushte, atëherë asimilimi i metodave stërvitore bëhet edhe më i shpejtë, pse jo edhe më i mirë. Në të tilla veprimtari si kjo, mendoj se duhej më shumë masivitet, të kishte edhe 30 ekipe pjesëmarrëse, e këtë mendoj se nuk duhet ta bëjë vetëm FSHN-ja. Këtu duhet një bashkëpunim me pushtetet lokale, atje ku ka ekipe noti, sepse sot pishina ka thuajse në të gjithë Shqipërinë. E rëndësishme është që ato të vihen në shërbim të qytetarëve, por edhe të notarëve”, përfundoi ish-kampioni i notit shqiptar, Ilir Gjebrea.

EKIPET PJESËMARRËSE
Ekipet Rrethi Trajneri
1.Stela Tiranë Sadik Mema
2.Ventus Durrës Jurgen Fici
3.Tirana Tiranë Arian Fetishi
4.Studenti Tiranë Eduard Cane
5.SH.S.U Tiranë Sajmir Neziri
6.Teuta Durrës Gjergji Ngresi 
7.Alb Sport Tiranë Andi Baze
8.Butrinti Sarandë Stefan Shendi
9.Vllaznia Shkodër Kol Shiroka
10.Ëilson Tiranë Sulejman Poda
11.Vlora Not Vlorë Tomor Dano
12.T.D.S Tiranë Shpëtim Hoxha
REKORDET KOMBËTARE
Gara Kateg. Notari Ekipi Rekordi Ishte
400 m/F Kat.B Sara Dande Stela 5.17.69 5.25.72
4X100m lirë Kat.C Stela/F Stela 5.57.53 5.58.34
4X100m lirë Kat.B Stela/F Stela 5.11.82 5.32.19
4X100m lirë Kat.B Stela/M Stela 4.42.69 4.55.87
100m shpinë Kat.A Kledi Kadiu Teuta 1.07.25 1.09.65
4X50m lirë Kat.B Stela/M Stela 2.07.31 2.07.70
4X50m lirë Kat.B Stela/F Stela 2.20.38 2.26.03
100m lirë Kat.B Devi Bardhi Stela 1.04.25 1.04.40
50m bretkos Kat.B Devi Bardhi Stela 35.85 38.00
1500m lirë Kat.B Sara Dande Stela 21.34.34 Nuk ka
4X100m mix Kat.B Stela/F Stela 5.45.78 6.08.01
4X100m mix Kat.B Stela/M Stela 5.12.75 5.30.78
4X100m mix Kat.A Stela/M Stela 4.49.20 4.53.40
4X50m lirë Kat.C Stela/F Stela 2.36.62 2.37.16
4X200 m/M Kat.B Stela/M Stela 10.15.85 10.28.77
4X200m/F Kat.B Stela/F Stela 11.07.60 11.05.12
4X200m/F Kat.C Stela/F Stela 12.47.40 13.15.13
100m flutur Kat.A Jonuz Fuga Stela 1.04.87 1.05.45
800m lirë/F Kat.B Sara Dande Stela 10.55.65 11.09.35
50m flutur Kat.B Devi Bardhi Stela 31.03 32.12
4X50m Mix Kat.B Stela/F Stela 2.20.99 2.24.78
Sigal