Flet nëna e Ballist Morinës: Më mirë i vdekur në Shqipëri, sesa t’i dorëzohet serbëve

464
Pas protestave të shumta përpara kryeministrisë, ministrisë së Jashtme dhe ambasadës kroate për rrëzimin e vendimit të gjykatës kroate për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi, kanë reaguar dhe familjarët e tij.

Nëna e Ismailit, Hyrija ka thënë se “më mirë Ballisti i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”.

Më herët reagoi dhe vëllai i tij, Xhevahiri, i cili i kërkoi shtetit që të bllokojë ekstradimin, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë do të vetëflijoheshin.

“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha ai.

Ismail Morina i njohur si Ballisti eshte arrestuar ne Kroaci ne saje te nje urdher arresti serb ne lidhje me ndeshjen e futbollit mes Serbise dhe Shqiperise qw i kaperceu kufijte e vetem nje ndeshje sporti duke shkuar ne perplasje mes vendeve. Ai ngriti flamurin e Shqiperise Etnike duke nderprere ndeshjen ne 2014-en. Tashme fati i tij eshte ne duart e ministrit kroat te Drejtesise, ndersa mesohet se Morina per te mos shkuar ne Serbi ka kerkuar azil politik ne Kroaci. 
Sigal