Flet Luciano Spalletti: Interi mes favoritëve, me Icardin nuk zgjidhet në rrjetet sociale

363
Sigal

nteri do të sfidojë Rapidin e Vjenës në Europa League për duelin e kthimit. Trajneri Lucciano Spalletti ka folur për skuadrën, por dhe për Mauro Icardin.

“Interi favorit si 5 apo 6 skuadra të tjera. Kur flitet për një kompeticion të tillë, nuk ka një ekip favorit por një grup ekipesh. Jemi në këtë paketë ekipesh për të avancuar më tej, më pas e ardhmja do të vërtetojë nëse kemi bërë aq mirë sa ngjyrat e skuadrës që mbajmë veshur.

Gjërat zgjidhen me dialog, jo në rrjetet sociale dhe internet.  Duhet të rikthehemi si disa kohë më parë, duke thënë gjëra të drejta, për respektin e grupit, të skuadrës dhe tifozëve. Nuk duhet të krijohen çështje” ka qenë përgjgija e strategut italian për Icardin.