Chelsea ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Realin për huazimin deri në fund të sezonit të mesfushorit Mateo Kovacic. Mesfushori kroat ka dhënë prononcimin e parë si futbollist i Bluve të Londrës.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i gëzuar që jam këtu, te Chelsea. Është një ndjenjë e mahnitshme, do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub. Eshtë një ligë e re për mua, fillimisht është gjithmonë e vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e mi të rinj të skuadrës do të më ndihmojnë. Personalisht, pres të kem një sezon të mirë”.

24-vjeçari u transferua te Real Madridi nga Interi në gusht 2015 për një pagesë prej 32 milionë eurosh. Në tri sezonet me “Los Blancos”, kroatit i është dhënë mundësia të luajë në 37 ndeshje të La Liga-s.