Flet kapiteni i Apolonisë, Dimo: Në Tiranë, edhe për tri pikët

572
Java e 8-të e Kategorisë së parë, në Grupin B ka edhe një sfidë të veçantë. Në Tiranë, do të ndeshen dy skuadra të cilat kanë dhuruar emocione edhe në Kategorinë Superiore. Çifti Tirana-Apolonia që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është i veçantë edhe për kapitenin e fierakëve, Amarildo Dimo, i cili dje për gazetën “Telegraf” deklaroi se aty do të shkojnë edhe për të fituar. “Kemi qenë rreth dy javë pushim, për shkak të kalendarit, dhe kjo periudhë na ka ndihmuar për të korrigjuar mangësitë e tetë javëve të luajtura. Gjatë kësaj periudhe është punuar në çdo tregues, e në veçanti me goditjet standarde, si edhe për më shumë përqendrim dhe ekuilibra në lojë”, theksoi fillimisht kapiteni fierak, i cili më pas nuk nguroi të tregonte edhe synimin e skuadrës së tij në përballjen me Tiranën. “Në çdo ndeshje, Apolonia luan për të marrë tri pikët, e kështu shkojmë të shtunën në Tiranë. Se çfarë do të prodhojë loja, është tjetër gjë”, përfundoi në deklarimin e tij sulmuesi e kapiteni i Apolonisë, Amarildo Dimo.
Ndeshjet-Java e tetë
GRUPI A
Të shtunën, 18.11.2017 
Besëlidhja-Korabi 14:00
Erzeni-Vllania B 14:00
Burreli-Egnatia 14:00
Tërbuni-Dinamo 14:00
Datë 19 nëntor 2017 
Besa-Kastrioti 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kastrioti 7 17
2.Besa 7 12
3.Besëlidhja 7 11
4.Erzeni 7 11
5.Egnatia 7 11
6.Korabi 7 11
7.Dinamo 7 8
8.Tërbuni 7 5
9.Vllaznia B 7 5
10.Burreli 7 3
Ndeshjet-Java e tetë
GRUPI B
Të shtunën, 18.11.2017 
Shkumbini-Pogradeci 14:00
Turbina-Iliria 14:00
Tomori-Shënkolli 14:00
Tirana-Apolonia 14:00
Bylis-Naftëtari 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Tirana 7 18
2.Bylis 7 15
3.Apolonia 7 11
4.Tomori 7 11
5.Shënkolli 7 10
6.Iliria 7 9
7.Pogradeci 7 9
8.Shkumbini 7 8
9.Turbina 7 4
10.Naftëtari 7 3
Sigal