Sigal

Jordi Alba është i qetë për të ardhmen, edhe pse ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Barcelonën.

Mbrojtësi spanjoll, që luan me katalanët që prej vitit 2012 tha se dëshira e tij e vetme është të vazhdojë karrierën me “blaugranat” pasi e dashuron klubin dhe tifozët.

Nga ana tjetër mbrojtësi tha se nuk pret asgjë nga askush për rinovimin, por do të vazhdojë të bëjë maksimumin në fushë për skuadrën, duke shtuar se ende askush nga drejtuesit nuk i ka bërë të ditur synimet e klubit lidhur me të ardhmen apo çështjen e rinovimit.