Flet Inzaghi: Lazio-Juve, duel mes ekipit më të fortë dhe më në formë

233

Trajneri i Lazios, Simeone Inzaghi është shfaqur optimist për duelin e mbrëmjes së nesërme ndaj Juventusit. Strategu italian beson se djemtë e tij i kanë të gjitha mundësitë për të thyer tabutë e sezoneve të fundit.

“Është një duel mes ekipit më të fortë të kampionatit me atë më në formë. Është një motiv krenarie që Sarri na cilëson si pretendent për titullin, por e rëndësishme është që të kemi ekuilibra. E di që entuziazmi do na ndihmojë për të qëndruar lart në renditje. Episodet do të jenë vendimtare dhe shpresojnë që të jenë në krahun tonë. Kam ende disa dyshime për formacionin.

Unë te Juve? Më vjen mirë që dëgjoj këto zëra, pas fitores së Kupës së Italisë reflektova, por nuk fola me asnjë ekip. Në mendjen time kam vetëm Lazion.

Ekipi i Sarrit? Kam parë disa ndeshje të Juventusit, është nisur të ndihet dora e tij, Bëjnë shumë më tepër pasime krahasuar me Allegrin, janë ekip i mbledhur, për mua ndihet dora e tij. Këtë vit kemi thyer tabunë në San Siro, shpresojmë ta bëjmë edhe këtë.

Pjanic? Nuk mund të bëjmë asgjë përveç se ta limitojmë, është një lojtar i madh si Ronaldo dhe Chiellini, janë të pazëvendësueshëm për Juventusin”, deklaroi Inzaghi.