Sigal

Eden Hazard ishte këtë të hënë i ftuar në programin “Team Duga” prezantuar nga ish-sulmuesi francez Christophe Dugarry, në “Radio Monte Carlo” dhe foli sërish për të ardhmen e tij. Futbollisti belg ka një kontratë me Chelsea deir në 2020, dhe nuk ka rinovuar ende duke bërë që emri i tij të lidhet gjithmonë e më shumë me Real Madrid. Së fundmi e njëjta gjë ndodhi edhe në emision me Dugarry.

Pas një pyetje nga Mavuba, ish-shkoku i ekipit të tij nga kohët e Lille, Hazard insistoi: “Ti më njeh mua, unë e kam dashur gjithmonë Real Madrid, madje edhe përpara kohës së Zidane, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sikurse e kam thënë, po përfundoj këtë sezon me Chelsean. Unë kam akoma edhe një vit kontratë. Pas këtij viti do të shohim…”.