Flet Hazard: Sarri është plakush, por kemi të njëjtën mendim për lojën

368
Sigal

Eden Hazard mendon se trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri dhe ai kanë të njëjtën mendim për mënyrën e lojës. Ylli belg gjatë këtij sezoni është përfolur shpesh për një largim të mundshëm, por ka qenë vazhdimisht protagonist duke shënuar gola dhe dhuruar asiste.

“Është një plakush, por e shikojmë futbollin në të njëjtën mënyrë. Jemi shumë të lirë në lëvizjet tona kur kemi topin, jo vetëm unë, por edhe Ëillian ose Pedro.  Trajnerit tonë i pëlqen të ketë kontrollin e topit dhe të përdorë shumë statistikat: zotërimi, gjuajtjet, rastet për gol. Në të kaluarën kemi luajtur më shumë në kundërsulm.

Sarri është ndryshe nga Conte dhe Mourinho. E kuptoj se tifozët duan që ne të sulmojmë gjithmonë, por mbajtja e topit është pjesë e futbollit. Jemi akoma duke mësuar konceptet e tij. Më pëlqen ky stil loje”, deklaroi belg për “The Times”