Sigal

Gianluigi Buffon të hënën në mbrëmje foli për programin “Tiki Taka” duke zbuluar disa prapaskena shumë interesante pas transferimit të Ronaldos.

“Për mua ishte drejt fundit aventura me Juventusi dhe ndoshta dhe disa lojtarë te Juventusi kishin këtë ndjesi. E vetmja mënyrë për t’i bindur për të qëndruar ishte nënshkrimi me Ronaldon.

Fitova titullin për 7 sezone. Edhe pse kishim ekipin më të mirë, të fitosh asnjëherë nuk është e thjeshtë. Veçanërisht në nivelin fizik nuk është e thjeshtë për të qëndruar në nivele të larta.

Për mua ishte një karrierë e marrë fund, dhe vetëm një kampionat i një niveli të lart mund të më bindte për të vazhduar. PSG ma dha këtë shans. Do të doja që të përballesha me Juventusin në Champions League, por jo në finale. Do të ishte shumë e vështirë për mua. Nuk jam i bindur nëse do të bëja pritje të mira, do të doja ta sfidoja Juven në ndonjë raund tjetër”, deklaroi Buffon.