Sigal

Rino Gattuso është rikthyer të flaës për “Milan Tv”, duke analizuar, tashmë në gjakftohtësi periudhën e tij kuqezi, pas barazimit 1-1 në shtëpinë e Lazios. Një barazim që në vigjilje do të kishte kënaqur gati të gjithë popullin milanist, për më tepër, kur konsiderohen mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve. “Është një Milan që nuk vdes kurrë. Në momentet e vështira, kur të gjithë na konsiderojnë të vdekur, arrijmë të nxjerrim jashtë paraqitje të mira. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Gattuso.

“Duhet të largojmë frikën, nëse arrijmë të luajmë të çlirët në mendje dhe këmbë, atëherë mund të japim shumë. Kur ka të dëmtuar është e drejtë që të flitet. Është diçka që mund të na bëjë të rritemi dhe të përmirësohemi, sepse nëse kemi gabuar diçka, atëherë po e vlerësojmë. Anomalia më e madhe është që janë tre futbollistë me të njëjtin problem në nivel të tendinës, dhe që të gjithë në të njëjtin repart. Veç kësaj, kam parë një ekip të rikompaktuar. Kam parë që futbollistët e rikthyer nga përfaqësueset ishin të karikuar në masën e duhur. Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur në nivel sasie dhe cilësie”, u shpreh trajneri i Milan, Gattuso.