Flet Artan Bano: Në premierën e parë, e nis me fitore te Shkumbini

807
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Luhen sot ndeshjet e javës së 23-të, në Grupin B, zona Play-off dhe Play-out, dy sfida të sezonit
Në Kategorinë Superiore, nuk kanë munguar surprizat, kryesisht gjatë katër ndeshjeve të fazës së katërt. Por, më e veçantë në këtë javë të 23-të vjen skuadra e Shkumbinit, e cila pasi u penalizua me -3 pikë nga FIFA, ka rrëshqitur në vendin e fundit në grupin e skuadrave të zonës së Play-out-it në Grupin B. Dhe kalendari u tregua dy herë kapricioz me skuadrën peqinase, pasi ndeshjen e parë në këtë pozicion, njëherësh edhe ndeshjen e parë të lushnjarit Artan Bano në bankinën e Shkumbinit, duhet të luajnë në transfertën e vështirë në Kuçovë. Edhe skuadra e Naftëtarit kërkon mbijetesën, dhe të dyja kanë nga 8 pikë, por trajneri Bano deklaroi dje për gazetën “Telegraf”, se Shkumbini ka kualitete që ta kalojë me sukses trasnfertën e Kuçovës. “Kjo është premiera ime e parë në bankinën e Shkumbinit, dhe unë kam besim se transfertën me Naftëtarin në Kuçovë, do ta kalojmë me sukses. Unë kam zhvilluar tetë seanca stërvitore me skuadrën, dhe shoh se ka elementë shumë cilësorë për këtë kategori. Ndaj edhe synimi ynë është fitorja, dhe për këtë jemi përgatitur”, kështu deklaroi fillimisht Artan Bano, trajneri i Shkumbinit, i cili nuk e kishte menduar këtë situatë të skuadrës së tij. “Ka një penalitet që erdhi në një moment shumë delikat, dhe për ta larguar këtë situatë, skuadra ka treguar motivim e dëshirë. Këto do të jenë “armët” tona për sukses në ndeshjen e nesërme (sot) ndaj Naftëtarit”. Ndërkohë, në Grupin B, sfida që luhet në Ballsh, Bylis-Tirana, duket se do të jetë ende prezent problemi me tifozët bardheblu. Ata kanë deklaruar dje se do të jenë në “Adush Muça” të Ballshit, edhe pse ende nuk është dhënë ende një zgjidhje definitive për “listën e zezë” nga policia e kryeqytetit. Presidenti i FK Tirana, Refik Halili, i dërgoi javën e kaluar një shkresë Drejtorisë Vendore në Tiranë, por deri dje nuk kishte asnjë përgjigje, asnjë shpjegim për 45 “Fanatiks”-at e skeduar, mund të zhvillohet pas “finales” për Superioren. Vetë tifogrupi në postimin e djeshëm në Facebook, i evitoi komentet për këtë temë, duke bërë një “armëpushim”, derisa klubi të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.
Kjo është premiera ime e parë në bankinën e Shkumbinit, dhe unë kam besim se transfertën me Naftëtarin në Kuçovë, do ta kalojmë me sukses. Unë kam zhvilluar tetë seanca stërvitore me skuadrën, dhe shoh se ka elementë shumë cilësorë për këtë kategori
8 pikë
Naftëtari i Kuçovës dhe Shkumbini i Peqinit, kanë nga 8 pikë dhe renditen në vendin e 4-t dhe të 5-të në zonën Play-out, Grupi B
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 23-të
Të shtunën, 7 prill 2018

Zona Play-off
Egnatia-Kastrioti 16:00
Erzeni-Dinamo 16:00
Besëlidhja pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 21 29
2. Egnatia 21 21
3. Erzeni 21 19
4. Besëlidhja 22 14
5. Dinamo 21 13

Zona Play-out
Të dielën, 8 prill 2018
Korabi-Tërbuni 16:00
Vllaznia B-Burreli 16:00
Besa pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 22 19
2. Burreli 21 15
3. Korabi 21 15
4. Vllaznia B 21 12
5. Tërbuni 21 12
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 23-të
Të shtunën, 7 prill 2018

Zona Play-off 
Bylis-Tirana 16:00
Apolonia-Tomori 16:00
Pogradeci pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 21 32
2. Bylis 21 25
3. Tomori 21 19
4. Pogradeci 22 18
5. Apolonia 21 16

Zona Play-out
Të shtunën, 7 prill 2018
Iliria-Turbina 16:00
Naftëtari-Shkumbini 16:00
Shënkolli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 22 21
2. Iliria 21 14
3. Turbina 21 14
4. Shkumbini 21 8
5. Naftëtari 21 8
Sigal