Flet Agim Çiraku, President i Federatës Shqiptare të Notit: Vlerësime për organizatorët dhe notarët pjesëmarrës

649
Sigal

Garat që do të zhvillohen nesër në pishinat e mbyllura 25-she tek kompleksi “Stela”, janë aktivitete në vazhdim të kampionatit kombëtar dhe kupës së Republikës. Këto janë gara për të testuar notarët, në përgatitjen e tyre dimërore. Aktiviteti bëhet tek “Stela”, për vetë kushtet e mira që ka krijuar ky kompleks dhe në veçanti, Stefan Pinguli, i cili është marrë personalisht dhe në bashkëpunim me presidencën e Federatës së Notit, për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij aktiviteti dimëror. Si në garat e zhvilluara në periudhën e verës, ashtu dhe në këto gara dimërore, ne presim rezultate shumë të mira, dhe natyrisht disa rekorde të ndryshme kombëtare. Kështu që mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i falënderoj dhe t’i uroj suksese sportistëve në aktivitetin e tyre të bukur në kompleksin “Stela”!