Flasin protagonistët që i shkaktuan humbjen e thellë Shqipërisë

469
Sigal

Arbër Zeneli ishte protagonist kryesor në fitoren e Kosovës kundër Shqipërisë, duke shënuar dy golat e parë të ndeshjes. “Kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe unë arrita të shënoj dy gola. Jam i lumtur për paraqitjen. Ishim mobilizuar dhe prisnim të zhvillonim një ndeshje të mirë. Sot u angazhuam dhe arritëm të shënojmë 3 gola, duke marrë një fitore të bukur”, ka theksuar Zeneli.

Ndërkaq, autori i golit të tretë, Edon Zhegrova, theksoi se angazhimi maksimal i gjithë ekipit u shpërblye me një fitore të tillë. “Mendoj se ekipi ka bërë një paraqitje shumë të mirë si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën dhe në fund puna na u shpërblye me fitore. Jam i lumtur që trajneri ma ka dhënë mundësinë. Jam krenar që luaj për vendin tim dhe mundohem ta jap maksimumin për Kosovën. Këtë gol ia dedikoj të gjithë atyre që më përkrahën, familjes time dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Zhegrova .