Sigal

Skënderebeu ka arritur të fitojë në kryendeshjen e javës së katërt të superligës ndaj Flamurtarit në një sfidë të zhvilluar në Vlorë.

Korçarët fituan me rezultatin 2-0 duke treguar se ata janë pretendentët kryesorë dhe për t’u mundur pavarësisht ndryshimeve rrënjësore në skuadër.

Golat për “Ujqërit e Dëborës” janë shënuar nga Blerim Krasniqi dhe Otto John në pjesën e dytë.

Skëndërbeu mban vendin e parë në renditje i ndjekur nga Kukësi me 3 pikë më pak ndërsa Flamurtari ka zbritur në vendin e tretë duke mbajtur të njëjtat pikë me Partizanin dhe Kukësin por me golavarazh negativ.