Flamurtari rrëzohet në tetë minuta

521
Sigal

LIGA E EUROPËS/ Petrolul-Flamurtari 2-0. Vlonjatët rezistojnë, por e pësojnë në pjesën e dytë

Një gol nga holandezi Gevaro Nepomuseno dhe më pas një tjetër nga izraeliti Toro Tamuz i siguruan një fitore komode 2-0 rumunëve të Petrolul Ploeishtit ndaj Flamurtarit tonë në ndeshjen e parë të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Europës. Vlonjatëve u duhet minimalisht për të përsëritur suksesin 2-0, për ta çuar ndeshjen në shtesë e më pas me penallti, ndërsa mund të kualifikohet direkt nëse do të fitojë me tre gola në diferencë. Në turin e parë të Ligës së Europës, Flamurtari eliminoi gjeorgjianët e Sioni Bolnisi. Fitoi 3-2 në Gjeorgji dhe humbi 2-1 në Vlorë. Golin vendimtar të kualifikimit e shënoi Ardit Shehaj pesë minuta nga përfundimi i ndeshjes. Në pjesën e parë kundër Petrolul Ploieshtit, Flamurtari u tregua tepër kompak dhe më aktiv në lojë, madje ishte Bruno Telushi, ai që në minutën e 7-të krijoi rrezikun e parë në këtë takim, gjuan, por pret portieri Peçanha. Kundërpërgjigja e vendasve erdhi dhjetë minuta më pas, kur në të 17’, Marinesku  gjuajti fort ndërsa Ilion Lika bëri mrekullinë, duke pritur topin në këndin e djathtë të kuadratit. Sërish ishin rumunët ata që e kërkuan golin. Në të 37’, Alçenat provoi të kapë në befasi Ilion Likëm, me më një gjuajtjen nga jashtë zonës, por portieri shqiptar reagoi në kohën e duhur. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Albin u shfaq rrezikshëm në afërsi të portës, por gjuajtja e tij përfundon pak centimetra jashtë kuadratit. Gjithsesi, kronika e pjesë së parë përfundon me një tentativë të Arbër Abilaliajt që me kokë nuk e gjen kuadratin e portës.  Pjesa e dytë është e gjitha në dominimin e rumunëve të udhëhequr nga kapiteni Adrian Mutu. Në të 48’, Marinesku kërcënon kuadratin vlonjat, por pa arritur të shënojë. Më pas, në të 60’ e 64’, Muzaka dhe Arbëri nuk arrin të shënojnë për Flamurtarin. Në të 65’, Petrolul humbet një mundësi të artë me portugezin Felipe Tekseira, i cili i gjendur para portës nuk e shtyn dot topin në rrjetën e Likës. Në minutën e 78-të, përfundoi edhe heroizmi i mbrojtjes vlonjate, kur pas një aksioni të gjatë të rumunëve, Gevar Nepomuseno i futur në pjesën e dytë arrin të ndryshojë shifrat pas një pasimi të Felipe Teiksierës, duke mposhtur kështu heroin Ilion Lika. Entuziazmi i vendasve e kombinuar kjo edhe me shthurjen e Flamurtarit pas pësimit të golit të parë solli dhe pësimin e një tjetër goli me kokë nga ana e izraelitit Toto Tamuz, i cili gjeti kuadratin e portës në minutën e 84-t pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Lukas. Edhe pse tekniku Gjoka kryen disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës, sërish nuk ia del përball rumunëve. Ndeshja e kthimit do të luhet në Vlorë, më 24 korrik.

GOLAT

1-0

78’ Aksion i rumunëve, Teikseira pasoi brenda zonës për zëvendësesin Nepomuçeno që shënon golin e parë.

2-0

84’ Pas një goditje këndi të ekzektuar nga Lukas izraelitit Tamuz shënoi golin e dytë të ndeshjes.

Petrolul-Flamurtari 1-0

Golat: Nepomuseno 78′, Tamuz 84′

Petrolul P.: Peçanha, Alçenat, Geraldo Alvesh, Fançone, Albin (Nepomuçeno 46’), Hoban, Marinesku (N’Koi 72’), Felipe Teikseira, De Lukas, Mutu, Tamuz (Morar 85’). Trajner: Razvan Luçesku

Flamurtari: I.Lika, Mici, Veliu, Lena, Arberi, Muzaka, Telushi, Kuqi, G.Lika (Meto 75’), Zeqiri (Gërxho 89’), Abilaliaj (Shehaj 66’). Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Ken Henry Johnsen

Kualifikimet kuqezi

 Flamurtari e ka kaluar tri herë një tur, pikërisht në edicionin 1987-1988 (Kupa UEFA), në sezonin 2011-2012 (Liga e Europës) dhe në kompeticionin aktual (2014-2015). Në 28 ndeshje në Europë, Flamurtari ka regjistruar 6 fitore, 4 barazime e 18 humbje

FLAMURTARI NË EUROPË

1985-1986/ Kupa e Kupave

Flamurtari-HJK Helsnki 1-2, 1-3

1986-1987/Kupa UEFA

Flamurtari-Barcelona 1-1, 0-0

1987-1988/Kupa UEFA

Flamurtari-Partizan Beograd 2-0, 1-2

Flamurtari-Vismute Aue 2-0, 0-1

Flamurtari-Barcelona 1-0, 1-4

1988-1989/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Leh Poznan 2-3, 0-1

1990-1991/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Olimpiakos 0-2, 1-3

1991-1992/ Kupa UEFA

Flamurtari-Goteborg 1-1, 0-0

1996-1997/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Humene 0-2, 0-1

2009-2010/ Liga e Europës

Flamurtari-Madhëruell 1-0, 1-8

2011-2012/ Liga e Europës

Flamurtari-Buduçnost 1-2, 3-1

Flamurtari-Jablonec 0-2, 1-5

2012-2013/ Liga e Europës

Flamurtari-Honved 0-1, 0-2

2014-2015/ Liga e Europës

Flamurtari-Sioni Bolnisi, 3-2, 1-2

Flamurtari-Petrolul Ploieshti 0-2

Bilanci: 29 ndeshje, 6 fitore, 4 barazime, 19 humbje

 Tirana, në Ohër

 Tirana do ta kryejë fazën përgatitore verore në Ohër të Maqedonisë. Bardheblutë do të niset të dielën drejt vendit fqinjë, teksa të shtunën kanë parashikuar një ndeshje miqësore me Kukësin në “Selman Stërmasi”.

Teuta, në Austri

 Skuadra durrsake vazhdon përgatitjet e saj në Austri. Formacioni i Hasan Likës ka zhvilluar deri tani dy miqësore, që të dyja të humbura: 6-0 me rumunët e FC Botostani dhe 3-0 me gjermanët e Eintrahtit të Braunshvajgut.

 Shanset e kualifikimit për kurbinasit ndaj ukrainasve thuajse janë zero

 Autogoli i Shetës dhe Zorja shkatërrojnë 3-0 Laçin

 Laçi pësoi një humbje të thellë 0-3 në shtëpi me ukrainasit e Zorja Luhank në ndeshjen e parë të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Europës, duke u dhënë një goditje të fortë shpresave për një tjetër kualifikim historik. Shanset e kurbinasve të Stavri Nicës janë thuajse zero, duke parë dhe forcën e kundërshtarit. Sfida nisi e ekuilibruar me dy skuadrat që përpiqeshin të ishin të kujdesshme megjithatë rastet për gol nuk munguan që në fillim. Në minutën e 7-të provoi nigeriani Çarls Ofojen provoi me një goditje nga distanca, por topi përfundoi pak centimetra jashtë kuadratit të portës. Tri minuta më pas, ngjarja u përsërit me goditjen e serbit Ljubeniviç në drejtim të portës laçjane të mbrojtur nga malazesi Vujadoniviç. Një kombinim i bukur mes kapitenit Erjon Vuçaj dhe Mario Morinës, u konkludua me goditjen fluturimthi të sulmuesit, por Shevçenko reagoi bukur. Një minutë më pas, në të 23’ erdhi edhe goli i parë i Zorjas. Një top pa pretendime i hedhur në zonë nga Karavaev u dërgua në rrjetën e tij nga qendërmbrojtësi Arjan Sheta. Në minutën e 37-të, gjuajtja e Janik Boli përfundoi mbi traversë. Vuçaj ekzekutoi në mënyrë të mrekullueshme një goditje të lirë të lirë në të 41’, por Shevçenko bëri sërish mrekullinë. Pjesa e dytë nisi me gol për Zorjan, me serbin Ljubenoviç, i cili me një goditje fluturimthi brenda zone mposhti për herë të dytë portierin Vujadinoviç në minutën e 47-të. Laçi u përpoq të reagojë, por Adenij nuk arritur ta mposhtë Shevçenkon. Në të 65’, Boli humbi një rast të pastër, por lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi në minutën e 75-të golin që mesa duket e ka nxjerrë Laçi nga vazhdimi i Ligës së Europës. Takimi i kthimit do të luhet një javë më pas në Ukrainë. Kjo ishte ndeshja e shtatë në Europë e Laçit, duke pasur një bilanc prej 3 barazimesh e 4 humbjesh. Në turin e parë, Laçi eliminoi sllovenët e Rudar Velenje, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi të dy takimet përfunduan me rezultatin e njëjtë 1-1.

Foto: Fred Hazizllari

LAÇI-ZORJA LUHANSk 0-3

Shënues: Sheta 23’ (aut), Ljubenoviç 47’, Boli 75’

LAÇI NË EUROPË

Sezoni 2010-2011/ Liga e Europës

Laçi-Dnepër Mogilev 1-1, 1-7

Sezoni 2013-2014/ Liga e Europës

Laçi-Diferdanzh 1-2, 1-3

Sezoni 2014-2015/ Liga e Europës

Laçi-Rudar Velenje 1-1, 1-1 (3-2p)

Laçi-Zorja Luhansk 0-3

Bilanci: 7 ndeshje, 0 fitore, 3 barazim, 4 humbje

Zhdrella, një hap larg Partizanit

 Mesfushori, Mentor Zhdrella, është shumë pranë largimit nga Partizani. Sipas burimeve nga klubi i kuq bëhet fjalë për një vendim personal të kosovarit. Zhdrella, i cili ishte shpallur lojtari më i mirë i kampionatit të Kosovës në katër vitet e fundit, mesa duket nuk është përshtatur dot me ambientin e 15 herë kampionëve të Shqipërisë, teksa përflitet edhe për një ofertë në drejtim të tij nga një klub jashtë Shqipërisë e Kosovës. Partizani ndodhet aktualisht në Mavrovë të Maqedonisë, atje ku po kryen edhe fazën përgtitore. Të kuqtë humbën 1-0 ndeshjen e parë miqësore me Vllaznimin e Kërçovës.