Flamurtari në “rënie të lirë”, Vllaznia me marrsh mbijetese

637
Sezoni 2017-2018 po shkon drejt përfundimit të tij, pasi mbeten edhe 12 javë për t’u luajtur. Në 24 javët e zhvilluara, ku janë luajtur 120 ndeshje, skuadrat kanë treguar shumë dritëhije në paraqitjet e tyre, duke ju referuar kryesisht rezultateve që kanë arritur. Duke u fokusuar në gjashtë ndeshjet e fazës së tretë, evident mbetet Skënderbeu që vazhdon kryesimin i shkëputur nga skuadrat ndjekëse. Skuadra korçare ka arritur të marrë 16 pikë në 6 ndeshjet e fazës së tretë, dhe pas saj vjen Kukësi, i cili ka grumbulluar 13 pikë. Ndërsa Luftëtari e Vllaznia i kanë kaluar pritshmëritë, të cilët kanë marrë nga 11 pikë. Kjo ecuri ka bërë që gjirokastritët të bashkohen me grupin e skuadrave që luajnë për Evropën, ndërsa shkodranët duket se po dalin nga zona e mbijetesës. Ndërsa më pas vijnë Partizani e Laçi që kanë marrë nga 8 pikë në këtë fazë të tretë nga 8 pikë kanë Partizani dhe Laçi, skuadra të cilat janë në kërkim të Evropës, bashkë me Kamzën që ka marrë 7 pikë. Bie në sy “rënia e lirë” e Flamurtarit me 4 pikë në 6 ndeshje, ku vetëm në këtë fazë vlonjatët kanë humbur 12 pikë në krahasim me Skënderbeun kryesues, dhe 9 pikë në krahasim me Kukësin e vendit të dytë. Kjo ka bërë që nga një ekip që pretendonte për të luftuar për titullin në pjesën e dytë të sezonit, tashmë Flamurtari rrezikon Evropën, i kaluar nga Kukësi dhe i arritur nga ekipet e tjera të mesit të tabelës së klasifikimit. Pas Vllaznisë, në skuadrat e mbijetesës në Superiore, Teuta ka marrë 5 pikë në 6 ndeshje, ndërsa e vetmja skuadër që nuk marrë asnjë pikë në këtë fazë, është Lushnja e vendit të fundit në renditje.
Sigal