Flamurtari dështon në miqësoren e parë, mundet nga ekipi i kategorisë së pestë turke

583
Flamurtari ka zhvilluar sot miqësoren e parë në Turqi për fazën përgatitore të dimrit. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro është mundur me shifrat minimale 0-1 nga ekipi i katëgorisë së pestë turke, Erzurum.
Për takimin nuk bëhen të ditura më shumë detaje pasi vetë faqja e klubit është mjaftuar me rezultatin përfundmitar.
Gjithsesi në këtë përballje ndaj një ekipi të lehtë në letër, pasi konsiderohet amator, ekipi i Flamurtarit ka testuar afrimet e reja si Muarem, Nedeljkoviç, Gafuri dhe Zuka.
Në ditët në vijim vlonjatët do të zhvillojnë takime të tjera, ku e radhës është me Aktobe-n, skuadër nga Kazakistani.
Sigal