Flamurtari bind në Durrës, Bylisi ndëshkon Laçin

479
Sigal

Debutim i suksesshëm i Ernest Gjokës. Shensoi, katër ndeshje, katër fitore me Bylisin

 Pas fitoreve të bujshme të Skënderbeut me Kukësin, si dhe Kastriotin me Shkumbinin, që të dyja të përfunduara me rezultatin 4-2, në ndeshjet e vlefshme për grupin A të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, dje ishte radha e Flamurtarit dhe Bylisit të realizonin fitoret e tyre me Teutën dhe Laçin, për grupin B. Pas dy ndeshjeve të para, Skënderbeu dhe Bylisi kryesojnë me pikë të plota në grupet e tyre.

 TEUTA-FLAMURARI 2-3

Flamurtari regjistroi fitoren e parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke mundur 3-2 Teutën në “Niko Dovana” (grupi B), ndërsa trajneri i ri, Ernest Gjoka, e nis me sukses aventurën e tij në krye të vlonjatëve. Një ndeshje me shumë emocione në Durrës, teksa miqtë fituan me përmbysje, duke mbajtur gjallë tashmë shpresat për vendin e parë apo të dytë në grup. Flamurtari mbërriti pa kapitenin Franc Veliu dhe fantazistin Nijaz Lena, teksa shiritin e mbajti sulmuesi kryesor Migen Memelli, autori një dopjetë vendimtare. Trajneri Gjoka riktheu në Koliqin në portë, ndërsa në mbrojtje luajti dhe kroati Toni Pezo, ndërkohë që në mesfushë spikati aktivizimi i Hair Zeqirit. Teuta, që luajt pa sulmuesin e njohur, Daniel Xhafaj,  e nisi mjaft mirë takimin dhe në minutën e 14-të kaloi në avantazh pas një goli mjaft të bukur të Emiljano Veliajt. Durrsakët e dyfishuan rezultatin me anë të Eminahezerit në minutën e 31-të, pasi kosovari mori një top nga veterani Bledar Mancaku. Flamurtari arrin të dalë nga ngërçi psikologjike, dhe në pas një kombinimi të bukur, midis

Muzakës me Memellin, ky i fundit shkurtoi shifrat në 2-1 e rihap takimin (37’). Tashmë janë vlonjatët që, marrin zemër e pa u mbyllur pjesa e parë arrijnë të barazojnë me anë të mesfushorit Gjergji Muzaka. Ishte sërish Memelli ndëshkon Teutën në minutën e 57-të dhe goli i tij mbetet i pandryshuar deri në fund. Kjo fitore e barazoi Flamurtarin me pikë me Laçin, nga 3, ndërkohë që Teuta pësoi humbjen e dytë rresht, dhe është gjithmonë e më larg kalimit në gjysmëfinale.

 BYLIS-LAÇI 2-1

Bylisi duket se ka gjetur “magjistarin”. Ardhja e Naxhi Shansoit në krye të stolit të Bylisit ka bërë që në Ballsh të ëndërrohet. Në katër ndeshje nën drejtimin e trajnerit kosovaro-turk, mallakastriotët kanë arritur katër fitore, në po aq ndeshje, respektivisht me Tiranën e Besën për kampionat, e me Flamurtarin e dje me Laçin për Kupë. Bylisi e nisi mirë takimin dhe shënoi qysh në minutën e 20-të, me anë të mbrojtësit Shoshi. Fieraku ndjek nga afër një aksion dhe pas gjuajtjes së Ristevskit që grushtohet nga Vashaku, ai e shtyn drejt rrjetës. Loja e mirë e mallakastriotëve shpërblehet me këtë gol, ndërsa vazhdojnë edhe pas këtij momenti sulmet drejt portës së miqve. Por edhe bardhezinjtë kanë rastet e tyre, ku në të 40’ Buljan mund të kishte barazuar rezultatin. Meto dyfishoi shifrat në minutën e 69-të dhe duket se gjithçka bëhet e lehtë, por Marashi, i futur në lojë në fraksionin e dytë, shkurton diferencën e golave (74’). Në minutat e mbetura shtohen emocionet, por që gjithsesi rrjetat respektove nuk do të tunden më. Bylisi arriti fitoren e dytë në grup dhe merr i vetëm kryesimin me pikë të plota, ndërsa Laçi mbetet në kuotën e tre pikëve, po aq sa dhe Flamurtari, me të cilin do të përballet në mesjavë në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik.

 20

gola në katër ndeshje

 Ndeshjet e dyta çerekfinale prodhuan një numër rekord golash. 20 të tillë në katër ndeshje, ose me një mesatare 5 gola çdo 90 minuta lojë. Kështu, 6 gola u realizuan në Skënderbeu-Kukësi 4-2; po 6 në Kastrioti-Shkumbini 4-2; 5 gola në Teuta-Flamurtari 2-3 dhe 3 gola në Bylis-Laçi 2-1.

 KUPA E SHQIPËRISË

FAZA ÇEREKFINALE 

Grupi A

Java: 1

08.12.2012 Shkumbini-Skënderbeu 1-4

09.12.2012 Kukësi-Kastrioti     1-0

Java: 2

15.12.2012 Skënderbeu-Kukësi    4-2

15.12.2012 Kastrioti-Shkumbini  4-2

Java: 3

23.12.2012 Kastrioti-Skënderbeu 14:00

23.12.2012 Kukësi-Shkumbini          14:00

RENDITJA

1. Skënderbeu   2    2    0    0    3

2. Kukësi       2    1    0    1    3

3. Kastrioti    2    1    0    1    3

4. Shkumbini    2    0    0    2    0

Grupi B

Java: 1

08.12.2012 Flamurtari-Bylis          0-1

09.12.2012 Laçi-Teuta          4-0

Java: 2

16.12.2012 Teuta-Flamurtari          2-3

16.12.2012 Bylis-Laçi           2-1

Java: 3

22.12.2012 Flamurtari-Laçi      14:00

23.12.2012 Bylis-Teuta          14:00

RENDITJA

1. Bylis        2    2    0    0    6

2. Laçi         2    1    0    1    3

3. Flamurtari   2    1    0    1    3

4. Teuta        2    0    0    2    0