Flamurtar i cunguar në Shkodër, Vllaznia në sfidë mbijetese

597
Sot do të luhet ndeshja Vllaznia-Flamurtari, në kuadrin e javës së 23-të, e cila ka nisur dje me tre takimet e para. Useini, Muharrem, Sidibe dhe Xhufo janë katër mungesat e sigurta që Flamurtari do të ketë sot në “Loro Boriçi”, ndërkohë që edhe rikthimi i Tounkara duket në dyshim. Por për trajnerin e skuadrës Vlonjate rikthehen Alvesh e Musta, që kanë plotësuar dënimin nga kartonët, ndërkohë që te Vllaznia, trajneri Gjoka ka dilema për mbrojtjen. Skualifikimi me kartonë i mbrojtësit Malota do të sjellë ndryshime emrash në repartin mbrojtës. Klubi shkodran u ka kërkuar tifozëve të jenë sot në stadium në mbështetje të ekipit të tyre, aktualisht në kushte mbijetese në Kategorinë Superiore.
Sigal