Fjalët e para të Iker Casillas sapo del nga spitali

128

Iker Casillas ka dalë nga spitali ku ndodhej nga e mërkura e kaluar, pas një infarkti që pësoi gjatë trajnimit.

Portieri spanjoll donte të falënderonte mjekët dhe mijëra njerëz, të cilët e kanë kontaktuar për t’i shprehur mbështetjen në këtë moment të vështirë të jetës.

“Duhet të jem mirënjohës, sepse kam qenë shumë me fat. Dua të falënderoj shumë njerëz, ata më kanë bërë të ndihem mjaft i vlerësuar në një moment të vështirë.

Dua të falënderoj personelin e spitalit, sidomos dr. Nelson dhe Joao Carlos, të cilët bënë ndërhyrjen. Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që provova këto ditë nëpërmjet rrjeteve sociale nga njerëz të fushave të ndryshme, edhe kolegë të futbollit.

Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja, por më e rëndësishmja është që jemi këtu. Faleminderit të gjithëve, shihemi së shpejti”, tha Casillas sapo doli nga spitali.