Fituan titullin në ndeshjen e fundit, tifozët e ekipit ku luan mesfushori shqiptar çmenden në festë

97

Djurgarden në Suedi ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Astrit Ardareviç, u fitoi ditën e djeshme titullin kampion, në një kampionat të çmendur.TIFO

Për titullin ishin plot tre skuadra që luftuan deri në javën e fundit, teksa përveç ekipit ku aktivizohet Ajdareviç, luftonin edhe Malmo me Hamarbi.
Djurgardenit i duhej vetëm një barazim në ndeshjen e fundit kundër Norrkoping për tu shpallur matematikisht kampion, por rrezikuan shumë pasi pjesa e parë u mbyll 2-0 për Norrkopingun. Megjithatë në pjesën e dytë Djurgarden ia doli të shënonte dy gola, për të marrë një barazim, që i çoi ata në vendin e parë me 66 pikë, 1 më shumë se dy skuadrat ndjekëse.

Pikërisht fitimi i titullit kampion i gëzoi shumë tifozët, të cilët nuk u përmbajtën dot dhe hynë në fushë për të festuar. Pikërisht ky titull për Djugradenin vinte pas plot 14 viteve, dhe tifozët shpërthyen në festa pas këtij trofeu.

Për më shumë shikoni videon me festën e tifozëve: