Sigal

Rummenigge, ka folur për mediat gjermane, duke u ndalur tek e ardhmja e trajnerit Niko Kovaç.

“Dëshira jonë është që të punojmë së bashku për shumë kohë. Uroj që të mos jemi bashkë vetëm për Krishtlindjet e ardhshme, por edhe për ato në vitin 2019 dhe 2020”.

Kohët e fundit është folur për ultimatume dhe mundësi largimi, por Kovaç duket se ka shpëtuar nga fitorja e thellë kundër Benfica-s në mesjavë. Rummenigge deklaron: “Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjëra. Dhe ai duhet t’i ndryshojë disa gjëra”.

Natyrisht, ka edhe një kërcënim të vogël: “Bayern do t’ia japë shansin trajnerit që të bëjë ndryshimet e duhura. Megjithatë, në fund të ditës, natyrisht, rezultatet duhet të jenë ato që presim. Vendi i pestë nuk është absolutisht i pranueshëm në fund të sezonit”.

Po vetë Rummenigge, sa do të vazhdojë te Bayern…! ? – “Kam edhe një vit kontratë, por duhet të dish të gjesh momentin e duhur për t’u mënjanuar. Nuk dua të bëhem pjesë e varrezës së kukullave”- do t’i përgjigjej bosi bavarez, pyetjes së gazetarit.