Fitorja me Armeninë, “plumb” për Serbinë

472
Nga data 14 tetor 2014 kur Shqipëria luajti ndeshjen e fundit eliminatore në Grupin I, në kuadrin e Evropianit “Euro 2016” kundër Serbisë, kanë kaluar 5 muaj e 14 ditë. Dhe për kujtesë, ka qenë ndeshja e ndërprerë në Beograd, e cila u luajt vetëm 42 minuta, për shkaqet nacionaliste e dhunën e tifozerisë që tashmë kanë bërë xhirot e botës. FSHF-ja ka ndërmarrë rrugët ligjore për marrjen e 3 pikëve, pas vendimit qesharak që morri UEFA në muajin nëntor 2014. Gjithsesi, edhe pse me këtë ngjarje nëpërkëmbë, gjatë kësaj periudhe skuadra jonë përfaqësuese ka luajtur edhe një ndeshje me Francën (1-1), e cila nuk pikëzohet si vend organizator i “Euro 2016” në kalendar i luan ndeshjet si miqësore. Por, të dielën më 29 mars 2015, për Kombëtaren shqiptare është një tjetër sfidë në kuadrin e këtyre eliminatoreve në Grupin I, ajo me Armeninë. Natyrisht që përgatitjet për të kanë qenë ritmike dhe të mirëorganizuara nga FSHF-ja dhe pa hyrë në aspektin teknik të përgatitjeve që zhvillohen në kompleksin “Tropikal”në Durrës, duhet thënë si fillim se atmosfera për këtë ndeshje nuk është në nivelet si me Danimarkën 1-1, të luajtur më 7 shtator të vitit të kaluar në “Elbasan Arena”. Jo vetëm për nivelet që kanë këto skuadra, por edhe për arsye se qytetarë të shumtë janë gjendur mes tregut të zi dhe biletarive të mbyllura për të siguruar një biletë për këtë ndeshje. Nëse do të themi se kjo amulli i shkon FSHF-së, këtu vlen të thuhet se kushdo që ka marrë përsipër shitjen në tregun e lirë të biletave, nuk është treguar transparent me ata tifozë shqiptarë, kryesisht elbasanas, që ndjejnë oshëtimën e shkallëve të stadiumit por nuk mund t’i bashkojnë emocionet e tyre për shkaqe tashmë të përsëritura të biletave të munguara. Stadiumi “Elbasan Arena” ka një kapacitet prej 12.500 vende, por në treg thuhet se nuk ka dalë as edhe 50% e tyre. Një tjetër dukuri që e bën interesant takimin e ditës së diel Shqipëri-Armeni, është edhe situata e Grupit I eliminator. Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 4 pikë, por që është në pritje të KAS në Lozanë për përgjigjen e fundit juridike në kërkim të 3 pikëve për ndeshjen me Serbinë. Ndërkohë që Armenia renditet në vendin e 5-të dhe ka luajtur 3 ndeshje: ka arritur 1 barazim dhe 2 humbje, por më e veçanta është se në të gjitha këto ndeshje ka luajtur si e barabartë me Danimarkën, me Portugalinë e Serbinë. Ndoshta ky do të jetë edhe treguesi më i spikatur që e bën edhe më të veçantë përballjen, ndërkohë që nga ana e saj skuadra jonë Kombëtare renditet në vendin e 3-të me 4 pikë dhe një fitore ndaj Armenisë dhe rikthimi i 3 pikëve të ndeshjes me Serbinë, e fusin atë tërësisht në linjën e kualifikimit për finalet e Europianit që do të zhvillohet në qershorin e ardhshëm në Francë. Ky është këndvështrimi teknik për rezultatin e kësaj ndeshje, dhe nëse do të tregoheshim nacionalistë dhe në përgjigje të dhunës që u ushtrua në takimin e Beogradit, një fitore me Armeninë të dielën, në kuptimin sportiv do të jetë një “plumb” për Serbinë. Duke vazhduar me ato detaje që e bëjnë interesante sfidën Shqipëri-Armeni, duhet thënë se përbërjet e të dyja skuadrave janë në nivele cilësore, pasi shumë futbollistë luajnë me skuadra të njohura në Europë. Kështu, nga Armenia veçohet portieri 40 vjeçar Roman Berezovski që luan në Rusi me Dinamon e Moskës, Henrikh Mkitarian që luan në Bundesliga të Gjermanisë me skuadrën e Borusia Dortmundit, si dhe 20 vjeçari Gael Andonian që luan në Francë me Marsejën. Ndërkohë, në skuadrën tonë Kombëtare spikasin kapiteni Cana e portieri Berisha që luajnë me Lacion në Serie A të Italisë, e po në këtë kampionat luajnë Hysaj me Empolin e Basha me Torinon. Natyrisht që veçohet edhe Mavraj që luan me Këlnin në Bundesliga të Gjermanisë, por që dëmtimi mund ta veçojë kontributin e tij në këtë sfidë. Rama e Meha janë dy futbollistët e tjerë që vijnë nga kampionati superior gjerman, ndërkohë që mesfushori Odise Roshi luan në Bundesliga 2 me Frankfurtin. “Prurja” e re për Kombëtaren tonë në përballjen e së dielës kundër Armenisë, natyrisht që mbetet Arlind Ajeti, mbrojtësi 21 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili luan në kampionatin zviceran të futbollit në përbërje të skuadrës së Bazelit. Një element tjetër që e bën më të afërt fitoren e skuadrës sonë është fakti se ndeshja luhet në Shqipëri në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit dhe maxhoranca e tifozerisë do të jetë e ndjeshme. Në 12.500 vende, 150 do të jenë tifozë armenë, ndërkohë që stafi drejtues, teknik e futbollistët nuk i kalojnë 50 vetë. “Lojtari i 12-të” (tifozeria) pritet të jetë një nga stimuluesit e fitores sonë dhe parë në këndvështrimin e detajeve që sollëm në këtë përshkrim, fitorja me Armeninë do të jetë një “detyrë shtëpie”, sikundër edhe e quajti të tillë ish-kapiteni i Kombëtares sonë dhe njëherësh Mjeshtri i Merituar i Sportit, Sulejman Demollari. Kësisoj, kjo ndeshje që luhet ditën e diel të 29 marsit, ora 18:00, qartësisht na fton që këto 2 orë ti kthejmë në emocionet e fitores.
Luhen të dielën
29 mars 2015
Shqipëri-Armeni 18:00
Kryesor: David Fernandes Borbalan (Spanjë)
Asistentë: Raul Kabanero Martinez dhe Roberto Dias Perez Del Palomar
Asistent i katërt: Jorge Kanelo Prieto (Spanjë)
Asistentë pas portave: Karlos Klos Gomez dhe Pedro Perez Montero (Spanjë) 
Portugali-Serbi 20:45
Francë-Danimarkë 20:45
BILETAT/ SIGURIA
Triumfon tregu i zi, policia “blindon” Elbasanin
Vetëm 48 orë para zhvillimit të ndeshjes, duke “eksploruar” shitjen e biletave nëpër biletaritë e Tiranës dhe të Elbasanit, nga e hëna e deri të premten e kësaj jave, u konstatua se janë shitur bileta, por me “pikatore”. Në masën më të madhe të kërkuesve për blerje biletash, janë gjendur me sportele biletarie mbyllur, por edhe me sportele hapur pa asnjë biletë. Në shitje të lirë nuk ka dalë as 50% e numrit të biletave, por më interesantja është se jashtë biletarive, gjeje bileta dy ose tre fish më të shtrenjta nga çmimet reale të tyre. Ndërkohë, brenda kësaj atmosfere, policia e Elbasanit ka marrë masat e saj, kryesisht për ditën e zhvillimit të ndeshjes. Të gjithë ata që kanë një biletë për ta ndjekur ndeshjen me Armeninë, por edhe qytetarët e tjerë që nuk e kanë këtë mundësi, ditën e diel duhet t’i bëjnë mirë llogaritë e agjendave të tyre, pasi masat e policisë janë shumë strikte.
ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna B3 10.000 lekë
Tribuna B2,B4,A1 8.000 lekë
Tribunat B1,B5 6.000 lekë
Tribuna E 3.000 lekë
Tribuna C1,C3,G3 1.500 lekë
Tribunat C2,G2 1.000 lekë
MASAT E POLICISË
#Bllokohet aksi rrugor nga sheshi i stadiumit deri te 1 Maji.
#Bllokohet aksi rrugor nga Bashkia te Shkolla Pedagogjike.
#Bllokohet rrethrrotullimi i Luleve deri te Zaranika.
#Hyrja e tifozëve në stadium do të bëhet 2 orë para fillimit të ndeshjes.
#Në stadium nuk lejohen fëmijë të mitur pa biletë.
#Në stadium nuk do të lejohen sendet e forta, shishe të ndryshme e fishekzjarrë.
GRUPI I ELIMINATOR
Ndeshje të luajtura
7 shtator 2014
Danimarkë-Armeni 2-1
Portugali-Shqipëri 0-1
Serbi-Francë 1-1
11 tetor 2014
Armeni-Serbi 1-1
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Francë-Portugali 2-1
14 tetor 2014
Serbi-Shqipëri 3-0
(Rezultat i kontestuar)
Danimarkë-Portugali 0-1
Armeni-Francë 0-3
14 nëntor 2014
Portugali-Armeni 1-0
Serbi-Danimarkë 1-3
Francë-Shqipëri 1-1
(Sqarim: Ndeshjet e Francës
janë miqësore, nuk pikëzohen)
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Danimarka 4 7
2.Portugalia 3 6
3.Shqipëria 3 4
4.Serbia 3 1
5.Armenia 3 1
Ndeshjet e mbetura të Shqipërisë
13 qershor 2015
Shqipëri-Francë 20:45
4 shtator 2015
Danimarkë-Shqipëri 20:45
7 shtator 2015
Shqipëri-Portugali 20:45
8 tetor 2015
Shqipëri-Serbi 20:45
11 tetor 2015
Armeni-Shqipëri 18:00
PËRBALLJET ME ARMENINË
9 nëntor 1996/ Kamp. Botëror
Shqipëri-Armeni 1-1
6 shtator 1997/ Kamp. Botëror
Armeni-Shqipëri 3-0
14 gusht 2013/ Miqësore
Shqipëri-Armeni 2-0
BILANCI: Nd. 3, F 1, B 1, H 1, Golat 3-4
HISTORI / SHQIPËRIA
Takimi i parë ndërkombëtar
Në Tiranë, 7 tetor 1946 
Shqipëri-Jugosllavi 2-3
Fitorja më e thellë
Në Bastia H, Itali, 12 shkurt 2003
Shqipëri-Vietnam 5-0
Humbja më e thellë
Në Budapest, 24 shtator 1950
Hungari-Shqipëri 12-0
HISTORI / ARMENIA
Takimi i parë ndërkombëtar
Në Jerevan, 14 tetor 1992 
Armenia-Moldavi 0-0
Fitorja më e thellë
Në Jerevan, 12 tetor 2010 
Armenia-Andorra 4-0
Humbja më e thellë
Në Vina del Mar, 4 janar 1997
Kili-Armeni 7-0
Federata Shqiptare e Futbollit
Viti themelimit: 1930
Pranuar në FIFA: 1932
Pranuar në UEFA: 1954
President: Armand Duka
Trajner i Kombëtares: Xhani De Biazi
Kapiten i Kombëtares: Lorik Cana
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Kapaciteti: 12.500 vende
Federata Armene e Futbollit
Viti themelimit: 1991
Pranuar në FIFA: 1992
Pranuar në UEFA: 1993
President: Ruben Hayrapetyan
Trajner i Kombëtares: Bernard Shallandes
Kapiten i Kombëtares: Roman Berezovski
Stadiumi: “Vozgu Sargysian Republikan”
Kapaciteti: 14.968 vende
Mavraj nuk ja del, gati debutuesi Ajeti
Në seancat stërvitore gjatë javës, mbrojtësi Mërgim Mavraj pësoi një dëmtim dhe nga e marta ai u stërvit i veçuar nga grupi tjetër i skuadrës. Mjekët e Kombëtares kanë bërë punë intensive për rikuperimin e tij, por deri dje shanset ishin të pakta që ai të jetë nesër në fushën e lojës. Ndërkohë, nisur nga dëmtimi i Mavrajt, trajneri De Biazi i ka paraprirë në seancat stërvitore duke aktivizuar në mbrojtje në krah të Canës, herë Currin dhe herë Ajetin. Gjithsesi, të dielën tekniku kuqezi do të vendosë për titullarin e dytë në qendër të mbrojtjes sonë, që pas testit me U 19, më i mundshëm do të jetë Ajeti.
Testi me U19, De Biazi zgjidh dilemat
Të enjten, në qendrën stërvitore “Tropikal” ku skuadra jonë Kombëtare është duke bërë përgatitjet e saj për ndeshjen me Armeninë, zhvilloi një takim testues me skuadrën U 19 të Akademisë së futbollit. Jo për rezultatin 5-0 që u arrit në këtë takim, por për mënyrën se si u luajt, kjo ndeshje i zbardhi trajnerit De Biazi edhe ndonjë dilemë për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës të dielën kundër Armenisë. Kështu, në tre pjesë loje me nga 30 minuta secila, tekniku aktivizoi të gjithë futbollistët e grumbulluar, duke përdorur në çdo pjesë loje skema e variante të ndryshme taktike.
Formacioni i mundshëm
SHQIPËRIA/ 1-4-2-3-1
Berisha
Hysaj Cana Ajeti Agolli
Kukeli Abrashi 
Xhaka Memushaj Lenjani
Cikalleshi
BASTET
SHQIPËRI-ARMENI
1 X 2
1.9 3.2 4.2
Material rezervë 
PËRBËRJET E SKUADRAVE
SHQIPËRIA
Portierë
Etrit Berisha (Lacio, Itali), Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu)
Mbrojtësa
Lorik Cana (Lacio, Itali), Andi Lila (Parma, Itali), Mërgim Mavraj (Këln, Gjermani), Elseid Hysaj ( Empoli, Itali), Debatik Curri (Tirana), Ansi Agolli (Karabak, Azerbaixhan), Arlind Ajeti (Bazel, Zvicër)
Mesfushorë
Taulant Xhaka (Bazel, Zvicër), Emir Lenjani (Rene, Francë), Herolind Shala (Sparta, Çeki), Burim Kukeli (Zyrih, Zvicër), Odise Roshi (Frankfurt, Gjermani), Ergys Kaçe ( PAOK, Greqi), Amir Abrashi (Grasshoper, Zvicër), Valdet Rama (Mynih 1860, Gjermani), Alban Meha (Paderborn, Gjermani), Ervin Bulku (Tirana), Migjen Basha (Torino, Itali)
Sulmuesa
Shkëlzen Gashi (Bazel, Zvicër), Bekim Balaj (Rijeka, Kroaci), Hamdi Salihi (Hapoel Haifa, Izrael), Sokol Cikalleshi (Split, Kroaci), Armando Sadiku (Zyrih, Zvicër)
Trajner: Xhani De Biazi/ Kapiten: Lorik Cana
ARMENIA
Portierë
R. Berezovski (Dinamo Moskë, Rusi), G. Kasparov (Mika, Armeni), A.Beglarjan (Ulises, Armeni)
Mbrojtësa
R. Azurmanjan (Amkar, Rusi), H. Mkojan (Esteghal, Iran), L. Hajrapeljan (Pjunik, Armeni), K. Hovanisjan (Pjunik, Armeni), V. Harojan (Pjunik, Armeni), T. Voskanjan (Pjunik, Armeni), Hambardzumbjan (Vardar, Maqedoni), G. Andonian (Marsejë, Francë)
Mesfushorë
H. Mkitarjan (Dortmund, Gjermani), G. Gazarjan ( Korfuz, Greqi), E. Manusharjan (Ural, Rusi), A. Jedigarjan (Dinamo Minsk, Bjellorusi), M. Piceli (Aktobe, Kazakistan), K. Mkirtshjan ( Tobol, Kazakistan), A. Jediganjan (Zalgris, Estoni), N. Aslanjan (Almere, Holandë), A. Simonjan (Zyrih, Zvicër)
Sulmuesa
Sigal