Fitoi garën në Kinë, por Riçardo me të ardhme të paqartë

520
Piloti australian Daniel Riçiardo është i vendosur për të arritur të tjera fitore këtë sezon me makinën Red Bull në Botërorin 2018 të Formula 1 dhe i ka thënë drejtuesve të makinës austriake se ky fakt do të diktojë në rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të dhjetor. Riçiardo fitoi ditën e diel garën e zhvilluar në Kinë, por australiani kërkon nga Red Bull një makinë që t’i sigurojë të tjera fitore. “E ardhmja ime është ende e paqartë, por kjo fitore më jep shpresë dhe më motivon për të ardhmen. Unë kam nevojë për një makinë që të jetë e shpejtë në çdo garë, dhe besoj se Red Bull do të dijë se si të përmirësohet. Botërori është ende i gjatë, por duhet të mos falim pikë dhe të synojmë fitoren edhe në garën e radhës”, është shprehur dje Daniel Riçardo.
Sigal