Fiorentina ‘makineri golash’ mund Romën 7-1

570
Sigal

Një rezultat i një tjetër epoke, shifra të pabesueshme. Aq më tepër kur luajnë mes tyre Fiorentina dhe Roma. Të humbasësh 7-1 në futbollin modern ngjan e habitshme, kur ky rezultat vjen mes dy ekipeve pa shumë diferenca mes tyre, atëherë habia dhjetëfishohet.

Në sfidën që ka përfunduar pak çaste më parë në “Artemio Franki” të Firences, Fiorentina vendëse ka shpartalluar Romën me rezultatin 7-1, duke kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Heroi i takimit Federiko Kieza, autor i tre golave në minutat 7′, 18′ dhe 74.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Dy gola për formacionin vjollcë i shënoi Xhovani Simone në minutën e 79-të dhe 89-të, ndërsa Muriel dhe Benasi plotësuan goleadën e rëndë në portën e Olsenit. Për Romën, golin e nderit e shënoi Kolarov, që shkurtoi përkohësisht diferencat në 2-1 në minutën e 28-të.