Finalja për titullin, Partizani-Kukësi me arbitra të huaj

492
Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit që me të gjitha gjasat do të vendosë se kush prej ekipeve do të ketë avantazhin për të fituar titullin, do të gjykohet nga arbitra të huaj.
Kërkesa zyrtare e “Demave të Kuq” dhe mosbesimi ndaj gjyqtarëve shqiptarë, duket se e ka shtyrë FSHF-në që të mendojë një zgjidhje alternative për të larguar skepticizmin.
Përballja e programuar për të premten në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të ketë arbitra të huaj, por vetëm të enjten, Federata do të bëjë publikë emrat e xhaketave të zeza për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. 
Partizani dhe Kukësi kryesojnë me pikë të barabarta, nga 65 secili.
Sigal