Finalja me Kilin, Aguero: Shansi i dytë pas humbjes me Gjermaninë

390
Kili do të ndeshet nesër mbrëma me Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës. Sulmuesi argjentinas Kun Aguero i trembet asaj që ndodhi vjet në finalen e Botërorit në Brazil ku humbën përballë Gjermanisë.
Aguero shprehet se nëse do të humbasin përballë Kilit do të jetë ‘tragjedi’ për të, prandaj do të tentojë që të shfrytëzojë shansin e dytë që i jepet për një trofe me vendin e tij. “ Më ka ngelur peng, më ka lënë një shije mjaft të hidhur dhe jo vetëm mua, por të gjithëve finalja e humbur në Brazil me Gjermaninë.
Tani jam në formë mjaft të mirë dhe jam gati të paguaj borxhin që ndiej se i detyrohem Argjentinës. Shpresoj që përballë Kilit të fitojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj që në fund do të triumfojmë” tha ai. 
Sigal