Finalja e Kupës së Italisë, në stadiumin ‘Olimpico’ tre shqiptarë në garë për trofeun

80

Sot në mbrëmje në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Atalantës. Ky është një edicion i veçantë pasi trofeu do të diskutohet nga tre shqiptarë.

Dy prej tyre janë pjesë e bergamaskëve, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha.

Nëse portieri e ka humbur vendin e titullarit, mbrojtësi është kthyer në një pikë të rëndësishme për trajnerin Gasperini, ndërsa në ndeshjen e kaluar përveç fazës defensive, kontribuoi edhe në sulm duke shërbyer një asist.

Atalanta po bën një sezon të shkëlqyer, teksa pretendon kualifikimin për në Champions League nëpërmjet kampionatit.

Nga ana tjetër është Lacio e Tomas Strakoshës. Portieri ka lënë pas dëmtimin në tendinin e Akilit, çka e detyroi të humbiste ndeshjen e fundit në kampionat.

Strakosha do të jetë rregullisht në formacion nga minuta e parë për të ndihmuar kryeqytetasit të ngrenë lart trofeun Kupës së Italisë.

Ndërkaq, mbetet për t’u parë se cili prej shqiptarëve do të gëzojë në fund të 90 minutave apo më shumë.