“Finalja e Champions League do të zhvillohet në New York”

520
Sigal

“Champions League”, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, në një të ardhme jo të largët finalet mund t’i luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Efekti marketingut dhe disa para me shumë janë arsye të cilat mund të bindin që kjo ide të bëhet realitet. Që diçka e tillë ka mjaft gjasa të ndodhë këtë pohon edhe shefi i kompanisë televizive spanjolle “Mediapro”, Jaume Roures. Në një intervistë për “Cadena Cope” ai u shpreh:

“Prej kohësh ka bisedime rreth mundësisë për zhvillimin e finales së Champions League në New York, në të ardhmen”.

Një vit më parë ka qenë vetë kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin që nuk e ka përjashtuar një hipotezë të tillë.

“Të shkosh nga Portugalia në Azerbajxhan është thuajse njëlloj si të shkosh në New York. Ndaj ky nuk është ndonjë problem për tifozët, është një turne europian dhe duhet ta mendojmë këtë hipotezë,”-tha sllovaku që do kandidojë sërish për të qëndruar në krye të institucionit më të lartë të futbollit për klube.

Finalja e këtij sezoni në Champions League do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të Atletico Madrid, ndërsa finalja e vitit 2020 do zhvillohet “Ataturk Olympic Stadium” në Stamboll.