Finalja e “Cardiffit”, “çmenduri” me çmimet e biletave

519
Do të jetë një finalë e madhe dhe natyrisht një sfidë e magjishme italo- spanjolle. Për të përjetuar një 90 minutësh magjik duhet të investosh një pasuri në kryeqytetin e Uellsit.

Kështu biletat në këtë moment startojnë nga 854 euro deri në 8000 euro. Kërkesat nga juventinët i kalojnë parashikimet e zakonshme, ndërkohë etje të madhe ka dhe në Spanjë megjithëse sukseset kanë qenë më të shpejta.

Finalja e sezoni 2016/17 ka nxjerr edhe cmimet e nxehta për letrën magjike. Cmimet janë publikuar në faqet e specializuara.

“Livefootballticket” njoftoi se ka në dispozicion 1,182 bileta dhe çmimet e tyre fillojnë nga 854 euro deri në 5 mijë euro.

Por, në “Ebay” çmimi i biletës shkon deri në tetë mijë euro. Gjithsesi finalja luhet me 3 qershor dhe aq më shumë afrohet finalja, aq më lart shkon numri i kartmonedhave euro që duhet të paguash për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për nivel klubesh në planet.
Sigal