Fillojnë emocionet, rrugëtimi i 79-të nis nga Kukësi

621
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Të mërkurën nis sezoni me Superkupën, kampionati nis të shtunën, ka prioritet ora 19:00
Ekipi që doli Kampion në sezonin e kaluar 2016-2017, Kukësi, do të jetë i pari që do të startojë me ndeshjet e kampionatit të Kategorisë Superiore 2017-2018. Nga FSHF-ja, dje janë caktuar datat dhe orët e ndeshjeve të javës së parë të Superiores, që do të nisin të shtunën në ora 16:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku Kukësi do të presë debutuesit e Kamzës. Kjo javë mbyllet të dielën në orën 19:00, ku në “Selman Stërmasi”, Partizani do të presë Laçin. Ndërkohë që të shtunën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, Skënderbeu-Flamurtari dhe Teuta-Luftëtari, të cilat luhen në orën 19:00. Dita e dielë do të vijojë me takimin, Lushnja-Vllaznia në orën 16:00, për tu mbyllur kjo javë me ndeshjen e orës 19:00, Partizani-Laçi, në “Selman Stërmasi”. Historikisht, ky është Kampionati i 79-të i Kategorisë Superiore, e cila e nisur në vitin 1930, ka në historinë e saj 9 emra skuadrash kampione. Tirana është “Kampione” në fitimin e Kampionateve me 24 herë, por që në sezonin e ri është e detyruar të luajë në Kategorinë e Parë, dhe kjo është e para herë që bardheblutë zbresin nga Superiorja (dikur quhej Kategoria e Parë). Dinamo e ka fituar 18 herë Titullin Kampion, Partizani 15 e Vllaznia 9 herë, skuadra këto që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar kryesisht në periudhën e para viteve ’90-të, ndonëse në këtë periudhë Tirana ka regjistruar 9 tituj. Me tituj kampionë të fituar, janë edhe Skënderbeu me 6 tituj, ndërkohë që sipas një vendimi të FSHF-së, i është hequr ai i edicionit 2015-2016, e para herë në historinë e futbollit shqiptar. Por, ende titulli ka mbetur vakant, e për këtë Partizani si i renditur në vendin e dytë në atë sezon, ka kërkuar që ti njihet atij. Elbasani që aktualisht luan në Kategorinë e Dytë, është dy herë Kampion, ndërsa nga 1 herë e kanë fituar këtë titull Flamurtari, Teuta dhe Kukësi. Por, në historinë e kampionateve të luajtura, në harkun e viteve 1930-2017 (87 vite), është luajtur 78 herë, sepse ka pasur disa herë ndërprerje, më parë në vitin 1935, dhe më pas i imponuar nga Lufta e Dytë Botërore, në harkun e viteve 1938-1944. Ndërsa sistemi politik i kaluar në Shqipëri, e ka ndërprerë futbollin elitar edhe në vitet 1949 dhe 1962, ndërkohë që në sezonin 1968-1969 nuk është dhënë Titull Kampion. Ky është Kampionati i 79-të, në të cilin marrin pjesë 10 skuadra, format ky i nisur nga sezoni 2014-2015. 
Historikisht, ky është Kampionati i 79-të i Kategorisë Superiore, e cila e nisur në vitin 1930, ka në historinë e saj 9 emra skuadrash kampione. Tirana është “Kampione” në fitimin e Kampionateve me 24 herë, por që në sezonin e ri është e detyruar të luajë në Kategorinë e Parë, dhe kjo është e para herë që bardheblutë zbresin nga Superiorja
TË VEÇANTA
Kampionati i parë, viti 1930
Kampionati 78-të, sezoni 2016-2017
Nuk është zhvilluar Kampionat
Në vitet 1935, 1938-1944, 1949, 1962
Nuk është dhënë titulli Kampion
Në sezonin 1968-1969
Është hequr titulli Kampion
Skënderbeut, sezoni 2015-2016
KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2017-2018 
Ndeshjet-Java e parë
E shtunë, 9 shtator 2017
Kukësi-Kamza 16:00
Skënderbe-Flamurtari 19:00
Teuta-Luftëtari 19:00
E dielë, 10 shtator 2017
Lushnja-Vllaznia 16:00
Partizani-Laçi 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kukësi 0 0
2.Partizani 0 0
3.Skënderbeu 0 0
4.Luftëtari 0 0
5.Teuta 0 0
6.Vllaznia 0 0
7.Laçi 0 0
8.Flamurtari 0 0
9.Kamza 0 0
10.Lushnja 0 0
Sigal