Figo: Ja pse e “tradhtova” Barcën për Realin

466
Ishte një nga transferimet më të bujshme në botën e futbollit pasi u transferua nga një top klub si Barcelona në klubin rival të përjetshëm, Real Madrid. Bëhet fjalë për portugezin Luis Figo i cili ka zbuluar edhe arsyejen pse e bëri këtë lëvizje, duke akuzuar krerët e gjigantit katalunas.
“Jam larguar nga Barcelona sepse nuk kam pasur mbështetjen e plotë nga klubi. Nuk më shihnin si të rëndësishëm në klub dhe vendosa të largohem. Nuk mund të them për tifozët, pasi ata më kanë mbështetur gjithmonë dhe më kanë vlerësuar por e kam fjalën për krerët e klubit. Pasi Barcelona nuk më vlerësoi si duhet vendosa ta pranoj ofertën e Realit edhe pse ishte e vështirë për mua”, ka thënë së fundmi Figo për mediat.
Në atë kohë Figo u bë ndër personat më të urryer në Katalonjë, pas ‘tradhtisë’ që i bëri Barcelonës.
Sigal