Figo: Inter ka qenë si një familje, por Mancini më ka turpëruar

444
Sigal

Luis Figo, ish-lojtar i Inter, është kthyer të flasë për transferimin e tij te zikaltrit në një intervistë të dhënë për “DAZN”: “Vija nga një moment i vështirë në Madrid dhe kam gjetur një familje. Moratti? Babai im. Ka qenë një nga personat m ë të rëndësishme në futboll dhe për karrierën time. Besoj se ka mbetur një miqësi e madhe me të dhe familjen, sepse bëhet fjalë për një person të bukur me të cilin kam një marrëdhënie pozitive”, ka thënë Figo.

“Vendimi për të shkuar tek Inter ka qenë i guximshëm, sepse Inter nuk fitonte prej shumë kohësh, por pas takimit me Moratti-n jam bindur. Nuk dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë, por unë kam patur fatin të shkoja në momentin e duhur. Ishte një skuadër shumë e fortë, jam i lumtur për zgjedhjen time”.

Për Zanetti-n: “Një mik dhe një kapiten i madh. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, është një profesionist i madhe”, ka vazhduar Figo”.

Për Mancini-n: “Është një nga personat që më ka turpëruar më shumë në karrierën sportive, por i uroj çdo të mirë, sepse në këtë moment ka një vend të rëndësishëm në futbollin italian dhe shpresoj që kombëtarja të gjejë rrugën e duhur”.

Për Inter-in: “Ka kaluar vite të vështira pas largimit të Moratti-t, por është shumë e rëndësishme që është kthyer në Champions. Akoma nuk dihet se sa mirë e njeh Suning skuadrën dhe sa do të investojë. Nëse je italian e di mirë si funksionon, por kam besim se Inter do të kthehet të fitojë”, ka përfunduar Figo.