FIFA vendos shpërblimet për Botërorin, ja sa mln euro do të jepen për skuadrën fituese

529
Sigal

Kur duhet edhe 6 ditë nga nisja e Botërorit FIFA ka bërë të ditur shpërblimet që do të jepen për federatat pjesëmarrëse.

Fituesi i kompeticionit do të marrë 33 mln euro, ndërs finalisti humbës do të marrë 25 milionë euro. Jo pak të majme do të jenë shpërblimet edhe për vendin e tretë dhe të katërt.

Skuadra e vendit të tretë do të sigurojë 21 milionë euro, kurse ajo e vendit të katërt 19 milionë euro.

Ndërkohë për ekipet që eliminohen në 1/8 do të akordohen 11 mln euro, ndërsa për atë të eliminuara në çerekfinale 15 mln euro.

Interesant është fakti se FIFA ka vendosur një fond prej 117 mln eurosh për ekipet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në Botëror. Gjithashtu një shumë prej 113 mln eurosh është në dispozicion për të shpërblyer këto ekipe lojtarët e të cilëve do të dëmtohen.