FIFA publikon kandidaturat për “Puskas”

445
FIFA publikoi listën me 10 golat më të bukur të sezonit, kandidatë për fitimin e çmimit “Puskas”, që ndahet në ceremoninë e “Topit të Artë”, në muajin janar.
Lista është përpjekur të përmbledhë golat më të bukur, kryevepra personale, goditje nga jashtë zone, slalom nga mesi i fushës dhe aksione në grup.
Messi është i pranishëm në këtë listë me golin e shënuar ndaj Atletikos së Bilbaos në ndeshjen e Kupës, ndërsa bashkëatdhetari i tij, Carlos Tevez është përfshirë për golin e shënuar ndaj Parmës. Edhe Mexes ndodhet në këtë listë falë golit akrobatik të shënuar në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Interit gjatë fazës përgatiture në muajt e verës, ndërkohë që listës s’kish si t’i mungonte perla nga mesi i fushës e lojtarit të Romës, Florenzi në ndeshjen e zhvilluar ndaj Barcelonës, e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.
Sigal