FIFA nuk redukton dënimin për Suarezin

435
Luiz Suarez ka dështuar në tentimin e tij për të reduktuar dënimin e dhënë nga FIFA për paraqitjet me kombëtaren uruguaiane. 28-vjeçari ishte suspenduar me katër muaj moslojë vitin e kaluar pasi kafshoi Giorgio Chiellinin e Italisë në Kupën e Botës. Atij po ashtu iu ndalua paraqitja me kombëtaren në nëntë ndeshje. Për këtë ai humbi kampanjën e Uruguait në Kupën e Amerikës muajin e kaluar. Suarez deri tani ka munguar në pesë ndeshje për shtetin e tij dhe nuk do të luajë më në këtë vit kalendarik, pavarësisht se kërkoi nga FIFA më herët gjatë muajit për t’i ndërprerë dënimin. “Pasi vendimi në këtë çështje ishte përfundimtar FIFA nuk është në pozitë që të ndërhyjë në kërkesën e Uruguait dhe Luis Suarezit”, ka thënë një zyrtar i FIFA-s për “ESPN”. Suarez ka shënuar 43 gola në 82 ndeshje për Uruguain.
Sigal