FIFA dënon rëndë Patrick Evra-n, goditi me shqelm në kokë tifozin

171
Mbrojtësi i Marseille, Patrick Evra, është dënuar me përjashtim nga të gjithë kompeticionet Europiane deri në 30 qershor të 2018 dhe gjithashtu ka marrë një gjobë prej 10 mijë eurosh pas sulmit në kokë që i bëri një tifozi.
Ish-futbollisti i Manchester United goditi me shqelm në kokë një tifoz të skuadrës së tij në takimin e Europa League mes Guimaraes dhe Marseille. E gjithë ngjarja ndodhi para fillimit të takim dhe Evra u bë i pari futbollist që dënohet me përjashtim nga ky kompeticion ende pa nisur loja.
Pas dënimit të 36-vjeçarit deri më 30 qershor të 2018 mediat franceze raportojnë se kontrata e Evra-s me Marseille do të ndërpritet para këtij afati.