FIA i trembet aleancave në Formula 1

47

Aleancat në kampionate të rëndësishme si Formula 1 janë të rrëzikshme për të ardhmen e sportit dhe të garës, një fakt që tremb jo pak drejtuesit FIA.

Sipas drejtorit të garës Charlie Whiting aleancat mes dy apo më shumë skuderive vrasin shpirtin e garës dhe nuk e bëjnë kampionatin të jetë tërheqës.

“Kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi dhe ne do ta diskutojmë atë. Marrëdhënia midis Haas dhe Ferrarit filloi lëvizjen dhe ne e dinim se kjo ishte e mundur. Kjo zonë gri tashmë është pastruar për hyrje të reja dhe nuk do të ndodhë përsëri. Por ne dëgjojmë se ka aleanca mes ekipeve dhe mendoj se ne duhet ta shohim atë nga afër“.-tha Whiting për “Auto Hebdo”.

Vendimi vjen menjëherë pasi skuderia Haas u bë pjesë e Formula 1 pas një aleancë të ngushtë me Ferrarin, ndërsa tani Sauber po punon ngushtë me ekipin italian.

Ndërkohë sipas mediave thuhet se Force India ose Williams mund të punojnë shumë më ngushtë në të ardhmen me skuderinë Mercedes, duke e kthyer Botërorin e Formula 1 në një kampionat alencash, ku një grup skuadrës rivalizojnë me një grup tjetër.