Sigal

Kemi parë të ndëshkohen futbollistë për mënyën e festimit të golit, por dënimi i trajnerëve është më i rrallë.

Interi arriti të fitojë ndaj Sampdorias falë një goli të realizuar në minutat shtesë të takimit, e kjo ka bërë që tekniku Luciano Spalletti të mos i përmbajë emocionet. Festimi i tij i ekzagjëruar i ka kushtuar një karton të kuq, e ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinës, Spalletti do të mungojë.

Gjithsesi, i kuqi i tij është cilësuar si i rëndë nga shefi i arbitrave Nicola Rizzoli, teksa përsëritjet kanë treguar se trajneri ka qenë më i interesuar me kameramanin se sa me arbitrin e katërt.

https://twitter.com/footballitalia/status/1044247644628037634