Gara e Monzës e pa Vettelin t’i largohej kreut me 30 pikë, megjithatë ai nuk është dorëzuar ende për luftën e titullit.

“Hamilton mbetet favoriti, por armiku është vetëm vetja ime. Duhet të mendojmë për veten tone dhe jo për të tjerët, vetëm kështu mund të arrijmë të fitojmë titullin kampion.” ka thënë Vettel në Singapor ku do të zhvillohet gara e kësaj jave.

Piloti gjerman ka folur dhe për largimit e shokut të tij të skuadrës Raikkonen dhe për afrimin e Leclrerc. ” Kimi është një mik për mua, jam i mërzitur për largimin e tij, megjithatë Leclerc e meriton këtë mundësi”.