Ferrari “skuq” Monaco-n, Vettel e Raikonnen i japin fund rekordeve negative

475
Ferrari ka dominuar Çmimin e Madh të Monaco-s dukeperforëcuar pozitat e saj në krye të klasifikimit për pilotë në Formula 1. “Kokëkuqja” italiane shkëlqeu teksa dy pilotët e saj, Vettel dhe Raikonnen morën dy vendet e para.
Gjermani Sebastian Vettel i cili u rendit dhe për pasojë mori pikët e plota, e thelloi diferencën +25 ndaj ndjekësit Lewis Hamilton.
Ferrari kishte që nga viti 2010 (Çmimi i Madh i Gjermanisë) që nuk përfundonte një garë në vend të parë dhe të dytë, ndërsa suksesi në Monako i mungonte skuadrës italiane që nga viti 2001, me Michael Schumacher.
Podiumin e plotësoi piloti i Red Bull-it Daniel Ricciardo, ndërsa britaniku Hamilton që e nisi i 13-ti e mbylli garën në vendin e 7-të.
Sigal